PD: Korrupsioni i qeverise largon investitoret amerikane | Lajme - News

2020-12-05 0

Për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit reagoi edhe Partia Demokratike duke e quajtur atë një rezultat të një qeverie korruptive, e cila ka punuar vetëm për interesat e veta. Sipas Partisë Demokratike, në mungesën e investimeve vendase dhe të huaj ka ndikuar edhe mosbërja transparente e prokurimeve publike.

?Departamenti Amerikan të Shtetit, i cili tregon se kjo qeveri është e kalbur nga korrupsioni, duke varfëruar shqiptarët akoma më shumë. Shqipëria konsiderohet nga bizneset amerikane si vendi më pak i përshtatshëm si pasojë e korrupsionit.

Tenderat dhe koncesionet dhe kontratat korruptive të PPP-ve janë kthyer në kryefjalën e shqetësimeve të çdo sipërmarrësi vendas apo të huaj. Këto kontrata prishin dhe shkatërrojnë tregun e lirë dhe konkurrencën e ndershme, pasi hartohen duke patur parasysh vetëm përfitimin personal të qeveritarëve.

Për shkak të korrupsionit të qeverisë Rama, shqiptarët nuk përfitojnë dot nga milionat e investimeve amerikane. Shqipëria me pozicionin e saj strategjik në Ballkanin Perëndimor, frymës pro amerikane dhe krahut të punës duhet të ishte një vend ku bizneset dhe sipërmarrjet amerikane duhet të ishin ndër më të pranishmet në rajon.?

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/